Këshilli për sport
KËSHILLI PËR SPORT
Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive është një mekanizëm i krijuar nga Zyra e Ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe bazën ligjore e ka nga Ligji Nr. 05/L-075 për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës me datë 13 Janar 2017.
Neni 7 i ligjit në fjalë e specifikon përbërjen e Këshillit për Sport.
Këshilli përbëhet prej pesë anëtarëve, prej të cilëve:
Një anëtar nga Prokuroria e Shtetit – kryetar;
Një anëtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë;
Një anëtar nga Komiteti Olimpik i Kosovës;
Një anëtar nga federata përkatëse; dhe
Një anëtar nga Ministria (MKRS).
Organizimi dhe koordinimi i punës së Këshillit bëhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përbërja aktuale e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive është si vijon:
Z. Besim Kelmendi – Kryetar (Prokuroria)
Z. Gazmend Hoxha – Anëtar (Policia)
Z. Gazmend Maxhuni – Anëtar (KOK)
Z. Fatmir Kabashi – Anëtar (MKRS)
Z. Arben Fetahu – Federata e Basketbollit
Z. Daut Thaçi – Sekretar i Këshillit
Me qëllim të rregullimit të punës së Këshillit për Sport, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me datë 21 Qershor 2022 ka nxjerrë Rregulloren (MKRS) Nr. 03/2022 për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, me çka është shfuqizuar rregullorja paraprake e Këshillit Nr.03/2018 e datës 12 Qershor 2018.
Adresa elektronike e Këshillit për Sport është: [email protected]
Ftohen të gjitha palët e interesit që përmes adresës elektronike ta kontaktojnë Këshillin për Sport, kurdo që ata e konsiderojnë të nevojshme trajtimin e çështjeve me interes publik për sportin, që të lajmërohen rastet e ndryshme të shkeljeve ligjore, dhunës në ngjarjet sportive, kurdisjeve të ndeshjeve sportive, etj., të cilat bien në fushëveprimin e Ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.