FAQ
Ndër pyetjet më të shpeshta së fundmi që vijnë në adresë të MKRS-së, veçmas për plotësimin e thirrjeve që publikon MKRS-ja për mbështjetje, janë si më poshtë:
1. Formulari i Propozim buxhetit – a duhet të jetë i nënshkruar a po jo?
- JO nuk kërkohet nënshkrimi.
2. Formulari i deklaratës për financimin e dyfishte – a duhet të ketë vulën e OJQ-së përkatës?
- JO nuk kërkohet vula.
3. Formulari i deklaratës se projekteve të finacuara – a duhet të ketë vulën e OJQ-së përkatëse?
- JO nuk kërkohet vula.
4. Nëse rezymeja e librit, është me pak se 300 fjale e me shume se 500 fjale, a diskualifikohet kandidati përkatës?
- Është në diskrecion të komisionit nëse përmbajtja është e mjaftueshme, ose nëse mund të arrihet të lexohet mbi 500 fjalë. 300 fjalë janë afërsisht një faqe A4, prandaj një rezyme më pak e shkurtër duhet të diskualifikohet.
5. Nëse autori ka paraqitur rezymenë, por nuk ka paraqitur CV-ne dhe portofolion e krijimtarisë, a diskualifikohet
- Rezymeja personale është CV dhe mund të përmbajë edhe portfolion e krijimtarisë. Në këtë rast nuk diskualifikohet.
- Nëse nuk ka paraqitur CV personale, por vetëm rezymenë e librit, DISKUALIFIKOHET.