Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta
Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta është organ administrativ i cili është themeluar dhe funksionon në kuadër të Ministrisë për Kulturë. Në obligimet e Zyrës hynë:
- Dhënien e lejes shoqatave për administrim kolektiv të të drejtave;
- Marrjen e lejes së dhënë Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave në rast të mospërmbushjes së kritereve të parapara me ligj;
- Mbikëqyrjen e veprimtarisë dhe aktiviteteve të shoqatave për administrim kolektiv të të drejtave;
- Promovimin dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për dhënien e informatave të duhura autorëve, bartësve të të drejtave dhe opinionit të gjerë lidhur me të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta;
- Përcjelljen e legjislacionit ndërkombëtar dhe dhënien e rekomandimeve përkitazi me fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta.