Programi “Art në Shkolla” në katër shkolla të Prishtinës

25.04.2024

Në kuadër të programit “Art në Shkolla” 180 nxënës nga katër shkolla të ndryshme të Prishtinës: “Elena Gjika”, “Faik Konica”, “Shkëndija” dhe “Ali Kelmendi” vizituan Autostradën Hangar.

Në këtë vizitë nxënësit kanë pasur mundësinë të njihen më afër me ekspozitat e artit bashkëkohor dhe me krijimtarinë e artistëve të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar. Përveç ekspozitës, nxënësit gjithashtu u njohën edhe me procesin e krijimit të Autostrada Hangar si hapësirë kulturore e edukimit, prodhimit dhe e ekspozimit. Ata u njohën me programet e saj të prodhimit artistik dhe hapësirat e tjera multifunksionale që ky institucion i ka.

Kjo vizitë ka pasur për qëllim ngritjen e njohurive artistike të nxënësve dhe rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për vlerat kulturore.

Prapa