Ministri Gashi: Jemi fuqishëm të përkushtuar që edhe personat me nevoja të veçanta t'i bëjmë pjesë të aktiviteteve dhe garave të ndryshme sportive

29.09.2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mori pjesë në hapjen e miniolimpiadës për persona me nevoja të veçanta në kuadër të Javës Evropiane të Sportit e cila do përmbyllet nesër.

Me këtë rast ministri Gashi tha “ky organizim është shumë i veçant sepse kemi mledhur në këtë aktivitet shumë persona të veçant me të cilët shteti i Kosovës, Ministria e Sportit dhe të  gjithë mekanizmat duhet të jemi bashkë që t’i përkrahim personat me nevoja të veçanta dhe keta ta ndijnë vetën të barabart në cdo proces të jetës e veçanarishtë në aktivitetet sportive “tha ministri Gashi.

\"Kosova me aktivitetin e sotëm në përmbylljen evropiane të sportit që do ndodh nesër i ka bashkuar të gjithë mekanizmat që tregon edhe njëherë përkushtimin e shtetit tonë por edhe miqve tanë në BE. Në në fakt për herë të parë po e organizojmë javën evropiane të sportit është një nismë jashtëzakonishtë e mirë që te kemi sa më shumë të rinjë e të reja në masovizimin e sportit”, ka thënë ministri Gashi.

“Kosova ka një pjesëmarrje zakonisht të ulët të të rinjëve në aktivitete sportive. Ne si minsitri jemi duke bërë një punë të madhe edhe në avancimin dhe ngritjen e infrastrukturës sportive jo vetëm në kryeqytet por edhe në komunat e tjera\", shtoi ministri.

Ndërsa  drejtori i departamentit për siguri publike në OSBE, Ake Roghe tha se është i lumtur që kanë ndihmuar në mbajtjen e këtij aktivteti. Ai bëri të ditur se në kuadër të kësaj jave kanë dhuruar 48 karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse. Më tutje bëri thirrje që të punohet më shumë në largimin e barrierave për personat me nevoja të vecanta dhe per pajisje ndihmëse.

Ndërkaq, Njomza Emini, presidente e Komitetit Paraolimpik,në hapjën e minioplimiadës ka falenderuar bashkëpunëtorët që e kanë bërë të mundur kete aktivitet. Ajo poashtu ka njoftuar se kanë aplikuar në komitetin paraolimpik ndërkombëtar  që të bëhen pjesë e tij vitin e ardhshëm.

Prapa