Biografia

Engelbert Zefaj

Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ka lindur në Munih të Gjermanisë më 28 / 09 / 1973. Shkollimet fillore dhe të mesme i kreu në Pejë kurse studimet universitare Bachelor i kreu në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë, drejtimi “Administrim Biznesi”. Studimet Master i kreu në Universitetin e Prishtinës pranë fakultetit ekonomik në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”. Kurse studimet e Doktoratës i kreu në Shqipëri në “University of New York Tirana - UNYT” në “Menaxhment”.

Pas luftës të vitit 1999 ka punuar shkurt në organizatën ndërkombëtare italiane “CICA” ku ka pasur rol administrativ në programin për shërbime për persona me aftësi të kufizuara. Gjatë viteve 2000 dhe 2001 ka punuar si asistent civil dhe përkthyes në Komandën e KFOR-it në Pejë. Nga nëntori i vitit 2001 ka qenë drejtor i misionit të Caritasit të Venedikut në Kosovë, ku për 12 vite ka udhëhequr programet për integrim dhe zhvillim të të rinjve. Në nëntor të vitit 2013 ka filluar punë në ekzekutivin e komunës së Pejës në pozitën e drejtorit për kulturë, rini dhe sport, të cilën e mbajti deri në kalimin e tij në detyrën e zëvendës ministrit. Është ligjërues i jashtëm në Dukagjini College - UBT në Pejë.

Gjatë kohës sa ka qenë i angazhuar në komunën e Pejës e ka kryer edhe detyrën e zëdhënësit të komunës, ka qenë koordinator i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e ka administruar komisionin për ndarjen e titujve të nderit për personalitete të veçanta, komisionin për monitorimin e strategjisë komunale për integritet dhe komisionin për monitorimin e strategjisë për komunikim dhe kontaktim.

Përveç gjuhës amtare, njeh rrjedhshëm gjuhët angleze, italiane, gjermane dhe serbo-kroate. Është i certifikuar në Teknologji Informative nga Akademia CISCO dhe ECDL si dhe është i certifikuar nga OSBE dhe ICITAP/DoJ për Policim në Bashkësi si ekspert dhe si trajner.

Është i martuar me Meritën dhe ka dy djem Albin dhe Jonin.

E-mail: [email protected]

Asistente:

Donjeta Dragusha
E-mail: [email protected]
Tel: +383 (0)38 200 22 046