Promovohet “Tingulli Magjik”, libër fëmijësh mbi operën

16.03.2023

Një libër i ilustruar për fëmijë nga autorja Abigejla Voshtina, plot informacione për operën, është promovuar sot në kuadër të EDU Operës, një program interaktiv për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të muzikës në vend i mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Fëmijët e shkollave fillore që morën pjesë në këtë ngjarje, patën mundësi të ndjekin po ashtu provën gjenerale të shfaqjes “Flauti Magjik\" të Operës së Kosovës, e cila jepet premierë sonte nga ora 19:00.

Prapa