Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

08.03.2023

Dita Ndërkombëtare e Gruas sot u festua me një ngjarje të veçantë që u organizua nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

U kujtuan gratë krijuese, artiste profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barriera në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë dhe të cilat nuk jetojnë më. Në këtë 8 mars u kujtuan Nexhmije Pagarusha, Leze Qena, Sazana Çapriqi, Burbuqe Rushit, Violeta Rexhepagiqi, Burbuqe Berisha, Vjosa Berisha, Arzana Kraja, Alije Vokshi, Edi Shukriu, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmani, Seniha Spahiu dhe Shahindere Bërlajolli.

Në këtë ngjarje të pranishmëve iu drejtuan kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.

Aktiviteti vazhdoj me 3 panele diskutimi ku folëse ishin gra krijuese, profesoresha universitare dhe gazetare të suksesshme, të cilat kanë prezantuar eksperiencat personale, pengesat, mbështetjen apo paragjykimet me të cilat janë ballafaquar në zhvillimin e karrierës së tyre.

Prapa