Mbështetje për futbollin e Kosovës edhe nga FIFA

20.01.2023

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë vizitës në Zvicër janë pritur në takim nga Gianni Infantino, i pari i FIFA-s.

Bashkë diskutuan për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend ndërsa u prezantua plani 5-vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend.

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit dhe alternativave të mbështetjes financiare për këto projekte, u theksuan nga Presidenti i FIFA-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje.

Prapa