Nderohet jeta dhe vepra e akademikes Edi Shukriu

18.01.2023

Për nder të jetës dhe veprës të akademikes Edi Shukriu, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, organizoi mbledhje komemorative dhe homazhe. Të pranishëm ishin kryetari i ASHAK, Mehmet Kraja, zyrtarë të kabinetit të MKRS-së të kryesuar nga zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani, akademikë, profesorë, shkencëtarë, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të vendit dhe familjarë.

Të pranishmit thanë fjalë krenarie për kontributin e saj si profesoreshë, shkencëtare, studiuese, shkrimtare dhe arkeologe.

Veprimtaria e saj shkencore dhe profesionale në fushën e arkeologjisë dhe historisë antike, në mbrojtjen e integruar të trashëgimisë kulturore dhe prezantimit të trashëgimisë kulturore në vend, do të mbahet mend gjatë dhe do të çmohet gjithmonë nga MKRS.

Prapa