Identiteti i Operës së Kosovës po formohet

18.01.2023

Opera e Kosovës bëhet me logon e saj e cila do të jetë një identitet i qëndrueshëm me të cilët do të përfaqësohet ky institucion.

Në konkursin publik të shpallur nga MKRS-ja, janë pranuar gjashtë propozime dhe në mënyrë unanime është përzgjedhur logoja e Berin Hasit.

Origjinaliteti, niveli estetik dhe kreativ, përdorimi i simbolit ‘Neum’ në krijimin vizual të frekuencës akustike, pasqyrimi artistik i veprimtarisë së Operës së Kosovës, përdorimi i një fonti të ri origjinal nga autori, janë disa nga arsyet e vendimit të jurisë së kryesuar nga Arlinda Hajrullahu teksa anëtarë tjerë ishin Alisa Gojani, Dhurata Ramosaj, Dardan Selimaj dhe Meriton Ferizi.

Prapa