Ekspozita e Rexhep Selimit në muze

25.11.2022

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, sot, në prani të shumë personaliteteve publike dhe art dashësve u hap ekspozita personale e Rexhep Selimit, “Në garë me botën gri”.

Kjo ekspozitë përmban 110 piktura, numër ky që përkon me 110 vjetorin e shtetit shqiptar.

Përmes pikturave të tij, Rexhep Selimi ndër të tjera tregon atdhedashurinë dhe historinë e të kaluarës së shtetit tonë, duke u frymëzuar nga trashëgimia e pasur shekullore shqiptare.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin, kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Pushtetit Lokal dhe Administratës, Elbert Krasniqi, sekretari i MKRS-së, Feim Hoxha, këshilltarja e ministrit Çeku, Rozafa Imami, deputet, familjarë dhe miq të Rexhep Selimit.

Ekspozita “Në garë me botën gri” do të jetë e hapur deri më 4 dhjetor 2022.

Prapa