Hamami i Prizrenit po restaurohet me kujdes

02.08.2022

Me shumë kujdes dhe duke i kushtuar rëndësi çdo detaji po zhvillohen ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Aktualisht po punohet në rehabilitimin e pjesëve të brendshme.

Hamami i ndërtuar në vitin 1574 është aset i trashëgimisë kulturore i një rëndësie të veçantë pasi që për shekuj me radhë ka qenë pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve të Prizrenit dhe është shndërruar në simbol shpirtëror dhe kulturor.

Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Prapa