Kosova angazhohet për mbrojtje të trashëgimisë dhe përkrahjen e rinisë

08.07.2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka marrë pjesë në konferencën ministrore ndërkombëtare për Lirinë e Fesë apo Besimit që u mbajt në Londër FoRBConference, të organizuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Në kuadër të kësaj konference shumë të rëndësishme ai nënshkroi dy deklarata, njërën në fushën e trashëgimisë kulturore dhe tjetrën në fushën e rinisë.

Përmes nënshkrimit të tyre ka bërë të qartë angazhimin e Kosovës në mbrojtje dhe restaurim të trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve, pa diskriminim, po ashtu përkrahjen dhe përforcimin e të rinjve që punojnë për të avancuar lirinë e fesë apo besimit.

Prapa