MKRS është e përkushtuar të mbështesë fuqishëm vullnetarizmin tek të rinjtë

20.05.2022

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi informues për platformën “Kosovo Volunteers” që kishte për qëllim njoftimin me legjislacionin dhe platformën digjitale për punën vullnetare të të rinjve, ndryshimet dhe karakteristikat e reja të platformës, dhe praktikat më të mira në rekrutimin dhe menaxhimin e vullnetareve.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin Onur Canhasi, këshilltar politik i ministrit Çeku, Kastriot Mehmetaj, administrator i platformës “Kosovo Vulunteers” MKRS, Hanë Ilazi nga zyra e UNICEF në Kosovë si dhe përfaqësues të tjerë nga organizata joqeveritare, institucionet publike dhe grupe të tjera joformale të cilat pjesë të punës e kanë angazhimin e vullnetarëve të rinj në rajonin e Prishtinës.

Në platformën kosovovolunteers.org të rinjtë mund të regjistrohen dhe të lajmërohen për mundësi për punë vullnetare, ndërsa OJQ-të dhe institucionet tjera që ofrojnë mundësi për vullnetarizëm mund të regjistrohen dhe bëjnë lajmërimet e tyre përmes kësaj platforme.

Prapa