Ministri Çeku takon këshillin drejtues të GKK-së

19.05.2022

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim Këshillin e ri Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës, në përbërje nga Renea Behluli, Guri Çavdarbasha, Agron Blakçori, Linda Gusia, Somer Şpat, Artrit Bytyqi dhe Arlinda Hajrullahu, përfaqësuese e MKRS-së.

Këshilli i GKK-së do të ketë mandat katër vjeçar dhe në bazë të kompetencave ligjore do të miratojë dhe monitorojë punën e këtij institucioni kombëtar të kulturës.

Në takim u bisedua për prioritetet dhe vizionin që do të ketë GKK-ja në të ardhmen dhe rolin që duhet të luajë ky institucion në kultivimin e vlerave artistike të artit pamor.

Prapa