Lansohet programi për muzetë

18.05.2022

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve lansohet Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë.

Sot në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës u prezantua Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë.

Në këtë ngjarje morrën pjesë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës Ajet Leci, kryetarja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Zanita Halimi, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të fushës së trashëgimisë kulturore.

Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të muzeve dhe zhvillimin e një vizioni të përbashkët për ruajtjen, interpretimin dhe promovimin e veprimtarisë krijuese nga e kalura si dhe edukimin e gjeneratave të reja për rolin e tyre.

Në kuadër të tij gjatë viteve 2022-2023 janë paraparë hapa konkret që do të kontribuojnë në krijimin e një baze legjislative, programore dhe kapitale për zhvillimin e muzeve në territorin e Republikës së Kosovës.

Prapa