Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Erin Godancit

12.01.2022

E nderuar familje Godanci,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re, të muzicientit Erin Godanci.

Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, në këto ditë shumë të vështira për ju.

Erin Godanci do të kujtohet gjithmonë për pozitivitetin, dashurinë për punën që bënte dhe edukatën e lartë që e përqonte me gjithë komunitetin dhe njerëzit përreth. Skenës muzikore dhe shoqërisë sonë do t’i mungojnë shumë performancat e tij.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Erin Godancit.

Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prapa