Miratohen dy udhëzime administrative në fushën e trashëgimisë kulturore

31.12.2021

Në kuadër të plotësimit të kornizës ligjore sekondare në fushën e trashëgimisë kulturore sot Ministri Hajrulla Ceku ka nënshkruar Udhëzimin administrativ, i cili rregullon procedurën e licencimit të personave fizikë dhe juridikë që kanë të drejtë të ushtrojnë aktivitete të gërmimit arkeologjik, projektimit dhe zbatimit të projekteve konservuese dhe restauruese, të mbikëqyrjes, hulumtimit dhe dokumentimit të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Nëpërmjet këtij udhëzimi administrativ do të sigurohet kontrollimi i përgatitjes profesionale të ekipeve që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të sigurohemi që proceset e hartimit dhe zbatimit të projekteve konservuese të ndërmerren nga ekipe profesionale dhe kompetente.

Gjithashtu është miratuar Udhëzimi Administrativ për Standardet Teknike dhe Profesionale për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë së Luajtahme Kulturore

Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e kushteve dhe standardeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë së luajtshme si dhe kushtet e ambientit fizik në të cilin koleksionet e trashëgimisë së luajtshme mbahen, ekspozohen, përdoren dhe transportohen. Përmes tij do të sigurohen kushte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të lëvizshme në përputhje me standardet dhe principet ndërkombëtare.

Prapa