Kosova përfaqësohet në SEECP në fushën e sportit në Stamboll të Turqisë

09.06.2021

Zëvendësministrja znj.Daulina Osmani dhe Këshilltari i Ministrit z. Çeku, z.Onur Canhas, zhvilluan takime të shumta në Stamboll.

Zëvendësministrja znj.Daulina Osmani dhe Këshilltari i Ministrtit z. Çeku, z.Onur Canhas po qëndrojnë në Stamboll në kuadër të Takimit të parë të Ministrave të Sportit të shteteve anëtare në South East European Cooperation Process.

Para ngjarjes kryesore, gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, zhvilluan takime me udhëheqës institucional në Stamboll dhe me shoqatat kulturore të diasporës në Turqi.

Takimi i parë u realizua në Konsullatën e Përgjithshëm të Kosovës në Stamboll. Me diplomatët u diskutua rreth situatës së kosovarëve në këtë vend, sfidave me të cilat ata përballen dhe mundësive për fuqizimin e kulturës, rinisë dhe sportit mes dy popujve.

Nën shoqërimin e konsullës znj. Suzana Novobërdaliu, zëvendësministrja znj. Osmani dhe këshilltari z. Onur Canhas janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës Bajrampasha, z. Atilla Aydiner.

Komuna Bajrampasha është komuna me më së shumti kosovar në Turqi. Z. Aydiner shpalosi gatishmërinë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta në sektorin e rinisë dhe sportit.

Ata gjithashtu janë takuar me udhëheqësit e shoqatave Rumeli Turkleri Dayanisma Dernegi dhe Prizrenliler Dernegi, ku janë informuar për aktivitetet kulturore të cilat janë organizuar në të kaluarën dhe ato që do të organizohen në vazhdim nga këto dy shoqata.

Në fund të ditës është zhvilluar një takim me ish drejtorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll z. Qamil Bitiqi. Kjo qendër është pjesë e Ministrisë së Punëve të jashtme dhe diasporës. U diskutua rreth mundësive për bashkëpunim ndërmjet qendrës dhe MKRS.

Prapa