KFF Mitrovica, kampione e Kosovës!
16.05.2021
Dje u zhvillua finalja e kampionatit në Ligën e femrave, ku KFF Mitrovica fitoi titullin e kampioneve për herë të katërt. Futbollistet nga Mitrovica u përballën me vajzat e skuadres së Jakovës. Mitrovica fitoi 19 nga 20 ndeshjet e zhvilluara për titullin e kampioneve.
Me këto rezultate, KFF Mitrovica përsëri do ta përfaqësoj Kosovën në garat e Ligës së Kampionëve.
Ju urojmë shumë suksese vajzave dhe të gjithë ekipës nga Mitrovica.