MKRS investon me 2.6 milionë, për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë

30.07.2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë mezëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, zëvendësministrat Halil Matoshi e NexhatRamadani dhe një pjesë të stafit të MKRS-së kanë vizituar sot Komunën eSuharekës.


Gjatë kësaj vizite ministrja Dumoshi dhe stafi i MKRS-së u pritën në Komunë ngakryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Në takim u bisedua për projektet qëfinancon MKRS-ja dhe bashkëpunimin me Komunën. Gjatë takimit u nënshkruamemorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “UkëBytyqi”, projekt ky për të cilin MKRS-ja do të investojë rreth 2.6 milionëeuro.

 
Ministrja Dumoshi me këtë rast tha se nënshkrimi i këtij memorandumi ka rëndësitë madhe. Ky investim i kontribuon jetës kulturore në Suharekë dhe u ofronkështu qytetarëve mjedise ku mund të përcjellin ngjarje kulturore e artistike. 

“Shtëpia e Kulturës mban emrin e Ukë Bytyqit, veprimtar i cili ka punuar shumëpër lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. E kemi për detyrim të kujdesemi dhe këtoobjekte me emra të mëdhenj t’ua lëmë trashëgimi gjeneratave të reja”.


Ministrja Dumoshi vizitoi edhe stadiumin e qytetit të Suharekës ku njoftoi seMKRS-ja ka ndarë 200 mijë euro për rinovimin e këtij stadiumi. Kjo në vazhdën einvestimeve që MKRS-ja po bën në komuna të ndryshme nëpër Kosovë, për tandihmuar e rregulluar infrastrukturën sportive. 


Ministrja po ashtu njoftoi se sot fillojnë punimet për ndërtimin e stadiumitndihmës në fshatin Studenqan të Suharekës. Ajo theksoi se ky stadium do të jetëi kategorisë së parë sipas kushteve të UEFA-së dhe siguroi që pas finalizimitkëto projekte të jenë një ndihmë e madhe për qytetarët e Suharekës. 

 


Ministrja Dumoshi tha se sa i përket trashëgimisë kulturore, MKRS-ja është dukepunuar në projektin për Shtëpinë - Muze “Fadil Vata”, në fshatin Sallagrazhdëdhe shtoi se MKRS-ja ka projekte edhe për rininë duke i inkurajuar të rinjtë qëpërmes organizatave komunale të aplikojnë dhe të jenë fitues të këtyreprojekteve.

“Bashkërisht me kryetarin diskutuam për projekte që janë shumë të nevojshme etë cilat do të parashihen në buxhetin e vitit 2021. Si ministre e kam përdetyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës”, tha mestjerash ministrja Dumoshi.
Ndërkaq zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se në këtë komunë do të ketëinvestime edhe në infrastrukturë dhe do të ketë edhe në projekte të tjera përta përmirësuar jetën e njerëzve. 
Shtëpia e Kulturës do t’ia shtojë bukurinë qytetit meqë Suhareka është vend ivogël por me vlera të mëdha. 

Kryetari Bali Muharremaj u shpreh i lumtur për vizitën e krerëve institucionalëdhe për investimet e pakursyera në këtë komunë. 

Prapa