Zëvendesministri Rexhep Mazreku mori pjesë në hapjen e Kampionatit Ballkanik të Futsallit

14.06.2019

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazreku, ka marrë pjesë sot në hapjen e Kampionatit Ballkanik të Futsallit të organizuar nga Federata e Sportit Shkollor, kampionat i cili organizohet për herë të parë në Kosovë.

Zëvendësministri Mazreku u shpreh i nderuar me pjesëmsrrjen e tij në hapjen e këtij Kampionati. Ai e cilësoi si shumë të rëndësishëm organizimin e këtij Kampionati pasi në të do të marrin pjesë sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

\"Në emër të Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ju uroj për sukseset e arritura deri më sot. Sporti po bëhet një urë komunikimi me shtetet tjera e në veçanti me rajonin\", tha Mazreku.

Ai në fund uroi Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës por edhe federatat e tjera për organizime të tilla që siç tha ai krijojnë mundësi dhe bashkëpunime të reja. 

Prapa