Programi Nacional për Rininë, një nismë e mbarë

09.11.2018

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, në emër të MKRS-së ka marrë pjesë në ceremoninë e promovimit të Programit Nacional për Rininë, të cilin Qeveria e ka lansuar si program kornizë për programet garuese dhe të një krijimit të një perspektive për talentet e reja që ka vendi ynë.

Zëvendësministrja Morina-Bunjaku, ndër të tjera tha se Programi Nacional për Rininë është një hap i mbarë në drejtim të promovimit të aktiviteteve rinore, kulturore dhe sportive për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Prandaj, gjithëpërfshirja si një parim themelor i Programit Nacional për Rininë është shumë me rëndësi dhe do të shërbejë për afrim dhe bashkëpunim, si dhe do të largojë pengesat dhe dallimet e mundshme. Pra, përveç thellimit të njohurive të nxënësve, ky program do të promovojë diversitetin dhe do ta pasurojë vendin me aktivitete kreative, kulturore, e sportive.

Programi Ndërshtetëror për Rininë synon qe ti qaset problemit nga nje perspektive tjetër, plotësuese, qe ne qendër ka nxitjen e nxenjes nëpërmjet garës ne te dy vendet dhe duke i pikasur fushat boshtore te mesimdhenies dhe mesimnxenies.

Përpos në cilësinë dhe ne pjesën praktike te mësimnxenies nxënësit dhe studentet e Kosoves dhe te Shqiperise kane mungesë te konsiderueshme te aktiviteteve jashtë kurrikulare, duke perfshire edhe mungesën e aktiviteteve sportive ne nivele republike, por shpeshherë edhe ne nivel te njësive lokale, komunale apo shkollore.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bashkëpunuar me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport gjatë takimeve në grupet punuese. Nga këto takime, kemi vërejtur seriozitetin dhe përkushtimin e zyrës së Koordinatorit, e që ka rezultuar në projektet konkrete të cilat po i promovojmë sot.

Programi Nacional për Rininë është i pari i këtij lloji dhe meriton përkrahje sepse është një nismë e mbarë dhe ka potencial të madh për sukses. Ne, si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit jemi të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, në mënyrë që të avancohet niveli i sportit, të zhvillohen krijimet artistike e kulturore dhe të aktivizohet rinia e Kosovës sa më shumë që është e mundur.

Në këtë mënyrë, edhe pse Programi Nacional për Rininë në dukje të parë ka të bëjë me Arsimin, ky projekt e ka ndikimin e vet të pakontestueshëm edhe në Sportin, Kulturën dhe Rininë e vendit.

Garat në nivelin Shkollor, Komunal, Universitar dhe ato në nivelin Republikan do t’i nxisin të rinjtë tanë për të mësuar më shumë, për t’u marrë me sport më shumë dhe për t’i dëshmuar shkathtësitë e tyre. Nga këto gara, presim që të identifikohen talentë të rinj, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën denjësisht edhe në garat e karakterit ndërkombëtar. Sporti per me tepër shërben edhe si nje nga ambasadoret me te fuqishëm për promovimin e nje vendi. Shembulli me i mire janë sukseset e jashtëzakonshme qe Kosova dhe Shqiperia po arrijnë ndërkombtarisht fal punës së palodhshme të sportistëve.

Në fund, të gjitha këto do të ndikojnë pozitivisht si në rininë kosovare, po ashtu edhe në përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës ne vazhdimësi.

Prapa