Prezantim i suksesshëm i Kosovës në Festivalin e Filmit të Bosforit

06.11.2018

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me një delegacion nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë realizuar një vizite pune në Turqi.

Gjatë kësaj vizite, zëvendësministrja Bunjaku dhe delegacioni zhvilluan një sërë takimesh ku u mirëpritën nga drejtori i Kulturës dhe Turizmit Coskun Yilmaz, nga zëvendës presidenti i Federatës së Turqisë Servet Yardimici dhe në në muzeun e artit turk dhe islamik u mirëpritëm nga zëvendës drejtori i ministrisë së kulturës dhe turizmit Murat Bozcu. Me këtë rast, zëvendësministrja Bunjaku tha se Turqia është një vend i përkrahjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm për talentët e artit e sportit për Kosovën mike.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite së bashku me zëvendësministrin e Kulturës dhe Turizmit Ömer Arisoy e ndoqën edicionin e gjashtë të festivalit ndërkombëtar të Bosfor filmit ku mori pjesë filmi kosovar “Cold November” nga regjisori Ismet Sijarina, me producent Fatmir Spahiu. “Në këtë festival, u nda edhe çmimi për aktorin më të mirë, të cilin e fitoi aktori i mirënjohur Kushtrim Hoxha”, njoftoi zv.ministrja Bunjaku. “Falënderim dhe mirënjohje për mikpritjen dhe vullnetin për të bashkëpunuar edhe në vazhdimësi”, u shpreh zv. ministrja Bunjaku.
 

Prapa