Filmi AJO i More Raçës me Premierë në Festivalin e Kairos

31.10.2018

Filmi AJO është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare në seksionin Cinema of Tomorow në festivalin e kategorisë A Cairo International Film Festival.

Filmi Ajo me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj. Në filmin “Ajo” luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

AJO gjithashtu është në garë për nominim në OSCAR pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival.

Prapa