Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës u hap ekspozita “Na ktheni në shtëpi”, ku u prezantuan fotografitë e 1247 artefakteve të koleksionit publik muzeal të Republikës së Kosovës që vazhdojnë të mbahen padrejtësisht dhe ilegalisht nga Serbia.