Ekipi i shfaqjes “The Best European Show” vizitoi MKRS-në

23.04.2024

Ministri Çeku priti sot në takim ekipin e shfaqjes \"The Best European Show\", shfaqje kjo që pas turneut në Poloni, Itali, Maltë dhe Slloveni, do të jepet në Prishtinë me datat 25 dhe 26 prill 2024.

Me ekipin e kryesuar nga drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Sllovenisë, Marko Bratush dhe drejtorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti diskutuan për suksesin e këtij bashkëprodhimi mes pesë teatrove evropiane, përshirë Kosovën dhe përgatitjet për premierën në Prishtinë.

Ministri Çeku i përgëzoi për punën e deritanishme dhe ju uroj suksese në shfaqjet në Prishtinë.

Biletat për të parë shfaqjen \"The Best European Show” tashmë janë shitje.

Prapa