Ministri Çeku takoi ambasadorin e ri britanik, Hargreaves

17.04.2024

Ministri Hajrulla Çeku sot priti në kabinet ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takimin njoftues diskutuan për punët aktuale në MKRS dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes dy shteteve, po ashtu për planifikimin e iniciativave të përbashkëta mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, në fushat e kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit.

Ambasadori Hargreaves e falënderoi Ministrin Çeku për pritjen e ngrohtë dhe shprehu gatishmërinë për të punuar në projekte konkteete mes dy vendeve në fushat e përbashkëta të interesit.

Prapa