Baki Jashari, në përfundim të mandatit të Drejtorit të Filharmonisë

16.04.2024

Ministri Çeku ka pritur sot në takim profesorin dhe dirigjentin Baki Jashari i cili po e përfundon mandatin e tij si drejtor i Filharmonisë së Kosovës.

Bashkë diskutuan për punët e angazhimin e tij në këtë institucion. Ministri e falenderoi për kontributin e tij jetësor në skenën e muzikës klasike dhe atë 18 vjeçar në forcimin e institucionit të Filharmonisë.

Deri në shpalljen e konkursit të rregullt, si ushtrues detyre i drejtorit të Filharmonisë së Kosovës është emëruar Dardan Selimaj, zyrtar i brendshëm i këtij institucioni, i cili poashtu ishte në takim.

Prapa