Ekspozita e piktorit Edi Hila ‘A4 Print’

16.04.2024

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës u hap ekspozita personale e Edi Hila, kuruar nga Shkëlzen Maliqi me titull “A4 Print”.

Ekspozita me skica në letër formati A4 që piktori Edi Hila i ka shfrytëzuar si makete për realizimin e pikturave, nuk është paraqitje publike e zakonshme. Aq më shumë që pikturat tashmë janë parë nëpër galeri e bienale prestigjioze dhe reflektuar e komentuar në libra e katalogë.

Lindur në Shkodër, Edi Hila jeton dhe punon në Tiranë, ndërsa veprat e tij i ka ekspozuar në galeri të artit në shumë qytete të botës, përshirë këtu në Athinë, Varshavë, Vjenë, Milano e të tjera.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor 2024 dhe mund të vizitohet nga e marta në të shtunë.

Prapa