Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias hapet me 18 prill

11.04.2024

Të gjithë jeni të ftuar të bashkoheni në inaugurimin e instalacionit skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” të artistës Doruntina Kastrati dhe kuratorës Erëmirë Krasniqi që sivjet përfaqësojnë Pavijonin e Republikës së Kosovës.

Hapja e Pavijonit të Kosovës për mediat mbahet më 18 prill 2024, ora 14:00, kurse inagurimi i Pavijonit të Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venecias mbahet të enjten me datë 18 prill nga ora 15:00 në Museo Storico Navale della Marina Militare (në mes të hapësirave ekspozuese të Arsenales dhe Giardinit).

“Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” ka për komisionere Hana Halilajn dhe organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

Prapa