“Superpuna”, një qasje e lehtë e rinisë në tregun e punës

06.02.2023

Sot është lansuar platforma për punësimin e të rinjve në Kosovë ‘Superpuna’, program ky i Qeverisë së Kosovës, i udhëhequr nga Ministria e Financave.

Nëpërmjet kësaj platforme, Qeveria garanton punën e parë për të rinjtë prej moshës 18 deri në 25 vjeçare me mbështetje prej gjashtë muajsh me pagë minimale prej 264 euro.

Platforma përbën një zgjidhje inovative për tu ofruar të rinjve mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre, çka më tej ndikon edhe në rritjen e ekonomisë së vendit.

Prapa