Qeveria miraton projektligjin Anti-Doping

07.07.2022

Qeveria e Kosovës unanimisht ka votuar Projektligjin për Anti-Doping për sportin, duke mundësuar kështu krijimin e infrastrukturës ligjore dhe të kushteve për themelimin dhe funksionimin për herë të parë në Kosovë të Agjencisë Anti Doping në Republikën e Kosovës.

Projektligji në fjalë është propozim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilën në mbledhje të Qeverisë e propozoi zëvendësministrja Daulina Osmani.

Me këtë akt normativ, i cili do të shkojë për votim në Kuvendin e Kosovës, përcakton rregullat themelore për organizimin, administrimin dhe funksionimin e Agjencisë Anti Doping si dhe rregullat themelore dhe mekanizmat që luftojnë përdorimin e substancave dhe metodave të dopingut në sport për të mbrojtur shëndetin e sportistëve, për të garantuar drejtësi dhe shanse të barabarta në garat sportive në Republikën e Kosovës dhe për të ruajtur integritetin e sportit, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

Me miratimin e këtij projektligji, fusha e sportit po plotësohet edhe me një standard ndërkombëtar, siç është lufta kundër dopingut si një ndër rreziqet më të mëdha të sportit profesional.

Prapa