MKRS shpëblen boksieren Donjeta Sadiku

23.05.2022

Ministri Çeku pret në takim boksieren Donjeta Sadiku, e cila i solli Kosovës medalje të bronztë nga Kampionati Botëror i Boksit për seniore

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, sot ndau shpërblimet shtetërore për boksieren, Donjeta Sadiku, dhe trajneren, Marjola Sallauka.

Bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve të cilët arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, për Sadikun u ndanë 14 mijë euro, kurse 7 mijë të tjera për trajneren Sallauka.

Gjatë këtij takimi ministri Çeku e përgëzoi Donjetën për rezultatin që ka arritur dhe u shpreh që MKRS do të vazhdojë mbështetjen në rrugëtimin e saj olimpik. Ndërsa Sadiku tha që ndihet e nderuar dhe e vlerësuar, po ashtu shtoi se ky shpërblim është një motiv shtesë për të arritur qëllimin e saj për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi si dhe drejtues e përfaqësues të tjerë të sportit.

Prapa