Nënshkruhen dy memorandume, mes MKRS dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ndërsa tjetri me Fakultetin e Ndërtimtarisë

28.06.2021

Sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UP “Hasan Prishtina” gjithashtu me Fakultetin e Ndërtimtarisë të po këtij Universiteti.

Marrëveshja me UP hap rrugë bashkëpunimi me të gjitha fakultetet, në të gjitha sferat që renditen në kuadër të fushëveprimit të MKRS. Disa prej qëllimeve të kësaj marrëveshje janë puna në promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimi i infrastrukturës sportive, kulturore, rinore si dhe realizimi i përbashkët i projekteve dhe programeve hulumtuese.

Ndërsa qëllimi i memorandummit me Fakultetin e Ndërtimtarisë është zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Mbrojtja, promovimi dhe avancimi i sistemit të përgjithshëm të menaxhimit të trashëgimisë kulturore përveç qëllimit themelor pra si vlerë e rëndësisë së veçantë kulturore, historike, shoqërore e shpirtërore, duhet të shërbejë edhe si mjet për promovim e mobilizim të të gjitha resurseve që ka kjo fushë në funksion të ngritjes së prosperitetit ekonomik.

Mënjanimi i degradimit të aseteve të trashëgimisë kulturore, restaurimi dhe ri jetësimi i tyre duhet të bëhet në përputhje me dispozitat ligjore dhe duke u bazuar në principet dhe parimet e konventave ndërkombëtare.

Për të arritur drejt avancimit të këtyre synimeve është i nevojshëm bashkëpunim e bashkërendim i aktiviteteve ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Krahas masave tjera të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, ngritja e kapaciteteve profesionale me theks të veçantë mbështetja e gjeneratave të reja për zhvillim të aftësive dhe kapacitetit profesional është objektivë e cila mbështetë gjithë mozaikun e procesit të integruar të mbrojtjes së trashëgimisë sonë kulturore.

Prapa