Homazhe në nderim të kolosit të letërsisë shqiptare, shkrimtarit Ismail Kadare

03.07.2024

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministret Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi, ministrat Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Elbert Krasniqi dhe Arbërie Nagavci, zëvendësministra, deputetë dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, kanë bërë sot homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, në nderim të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Për vdekjen e Kadaresë, Shqipëria dhe Kosova kanë shpallur ditë zie. Largimi i tij nga jeta është një humbje e madhe për kombin dhe letërsinë shqiptare.

Prapa