Ministri Çeku takoi autosportistin Kalenderi

03.07.2024

Ministri Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani kanë pritur në takim Liridon Kalenderin, i cili një muaj më parë u bë i pari garues nga Kosova që doli fitues në garën e autosportit të mbajtur në Sternberk të Çekisë, garë kjo e vlefshme për Kampionatin Europian të garave malore (EHCC).

Në këtë garë la prapa garues me shumë përvojë, që e kanë dominuar këtë sport për vite me radhë.

Bashkë biseduan për planet e Liridonit, për garat e radhës dhe po ashtu për zhvillimin e autosportit në Kosovë.

Ministri i uroi suksese për këtë të arritur, duke theksuar përkushtimin e MKRS-së për të gjithë ata sportistë që në garat ndërkombëtare përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë.

Prapa