Universiteti i Prishtinës kampion bote në hendbollin universitar

17.07.2022

Universiteti i Prishtinës ka shkruar historinë, duke u shpallur kampion të botës në hendbollin universitar.

Ekipi ynë mundi Universitetin Kangwon të Koresë së Jugut, në finalen e Kupës së Botës, që u mbajt për një javë në Prishtinë.

Finalen nga afër e ndoqën kryeministri Albin Kurti, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe personalitete tjera të larta nga FISU dhe organizatori, Federata e Sportit Universitar.

Po ashtu gjatë ditës së sotme, në konkurrencën e femrave hendbollistet e Universitetit të Prishtinës kanë fituar medaljen e bronztë.

Shumë urime!

Prapa