Lojërat Parasportive 2022

16.07.2022

Parasportistët e Kosovës tash mund të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike Parisi 2024 dhe në çdo aktivitet tjetër evropian dhe botëror që organizohet nën patronatin e KPN. Komiteti paralimpik i Kosovës u bë anëtare e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar.

Më këtë lajm fantastik sot në qytetin e Vushtrrisë filluan Lojërat Parasportive 2022, ndërsa përgjatë dy ditësh në këtë ngjarje do të zhvillohen gara në sportet e aftësisë së kufizuar.

Në hapje morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, zëvendësministri i punëve të brendshme Bardhyl Dobra, ambasadori i misionit të OSCE në Kosovë, Michael Davenport, ambasadori i Eulex-it, Lars Gunnar Wigemark, përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, trajnerë e sportdashës.

Përgëzime për Federatën Paralimpike të Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre për të qenë pjesë e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar dhe urime të gjithë parasportistëve.

Prapa