Nesër në Kosovë do të qëndrojë për vizitë ministri i Kulturës dhe Turizimit i R. Turqisë

04.11.2015

Të nderuar,

Nesër (05.11.2015), në Kosovë, do të qëndrojë për një vizitë Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, z. Yalçin Topçu i cili do të zhvillojë takime dhe do të vizitojë lokalitete të trashëgimisë kulturore.

Ministrin Topçu e pret në takim Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në MKRS, ora 10:00.

Mediat do të marrin vetëm pamje në këtë takim.

Ftoheni ta përcillni këtë ngjarje!

Prapa

KOSOVO IN UNESCO