Fjalimet

Fjalimi i Ministrit Krasniqi ne ceremonine solemne te ndarjes se Cmimeve per Kinematografi

02.06.2013

Në shumë intervista për medie të ndryshme, Bekim Fehmiu e kishte thënë disa herë që me punën e tij kishte dashur që të ndryshoj njerëzit. Ai e ka arritur këtë. Dhe këtë më së miri e dimë ne këtu në Kosovë, por do të thosha edhe të tjerët në gjithë hapësirën ballkanike.më shumë

Fjalimi I Ministrit ne hapjen e Javes se Bibliotekes 2013

15.04.2013

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës për më shumë se 60 vjet ka rrëfyer dhe ruajtur momentet e ecjes sonë dhe i ka dhënë dritë qëllimeve tona. Për më tepër, ky institucion ka qenë pjesë e krenarisë sonë, simbol i vlerave tona të mirëfillta dhe emri më të cilin gjithmonë me mburrje i jemi prezantuar popujve të tjerë. Dua të shpreh me këtë rast, edhe një herë, respektin për njërin prej njerëzve që i ka dhënë shumë këtij institucioni, poetin Bedri Hysa, që ndërroi jetë ditë më parë.më shumë

Fjalimi i Ministrit Krasniqi në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit

29.12.2012

Për mua nuk mund të kishte një përfundim më të mirë të një viti pune, se sa kjo natë, ku të gjithë ne jemi mbledhur për të nderuar artistët tanë, që me dekada të tëra na kanë dhuruar vlera kulmore artistike, duke na e begatuar jetën tonë me vlerat sublime të artit skenik. Na kanë ndihmuar që ta përjetojmë një botë më të bukur dhe një jetë me plot emocione.më shumë

Ministri Krasniqi: Ndryshime pozitive në kulturë, sport, trashëgimi kulturore dhe rini në vitin 2011

26.12.2011

Fillimisht do doja të ju falënderoja për angazhimin e juaj profesional për këtë vit në pasqyrimin e aktiviteteve dhe punëve të përditshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, institucioneve të kulturës, trashëgimisë kulturore, garat në sport si dhe aktivitetet rinore.më shumë

FJALIMI I MINISTRIT KRASNIQI NË AKADEMINË SOLEMNE KUSHTUAR HASAN PRISHTINES

28.11.2011

Dita e sotme, e kësaj date të shënuar historike, e 99 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e 14-vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe e ditëlindjes së 56 të Komandantit Legjendar Adem Jasharit, është dita kur në kryeqytetin e Republikës sonë po rikthehet si banor i përjetësisë së këtij qyteti, një prej figurave më të mëdha të historisë sonë – Hasan Prishtina, që me veprën dhe emrin e tij, i dha nderin dhe krenarinë, jo vetëm këtij qyteti, por gjithë kombit tonë. më shumë

previous

1-5 Nga 5

next

KOSOVO IN UNESCO