Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Funksionet e Departamentit

Në mbështetje të Rregullores së Qeverisë së Kosovës Nr. 01/2011 për themelimin e Departamenteve për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nxjerrë vendim me të cilin ka themeluar Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në kuadër të kësaj ministrie.

Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave ka funksionet si në vijim:


1.1. Koordinon procesin e integrimit evropian;
1.2. Koordinon procesin e planifikimit strategjik dhe zhvillimit të politikave;
1.3. Koordinon asistencën e jashtme;
1.4. Ndihmon në procesin e hartimit dhe përmirësimit te politikave dhe propozimeve;
1.5. Ndihmon në zhvillimin e kapaciteteve të ministrisë, ne kuadër te inicimit te reformave dhe vlerësimin e ndikimeve të tyre;  dhe
1.6. Ndihmon në përmirësimin e procesit te konsultimeve me palët e interesuara dhe publikun.

KOSOVO IN UNESCO