Njësia për të drejta të njeriut

Duke pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes e drejtave të njeriut dhe ngritjen dhe zhvillimin e institucioneve demokratike të vetëqeverisjes, sigurimin e trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Institucionet e Kosovës kanë siguruar nxjerrjen e rregullave mbi këto çështje që janë në përputhje të plotë me Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Në bazë të Udhëzimi Administrativ 04/2007 si dhe vendimit të Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Kulturës Rinisë Sportit dhe Çështjeve Jo Rezidente  është formuar Njësia e Drejtave të Njeriut në përbërje të re.

Njësia e Drejtave të Njeriut përbëhet prej Koordinatores dhe tre zyrtarëve:Zyrtarja për  Barazisë Gjinore dhe  Mundësi të Barabarta,Zyrtarja për Minoritete dhe Drejtat e Fëmijëve,dhe Zyrtari për Anti-Trafikim dhe  për Persona me Aftësi të Kufizuara.

Formimi i NJDNJ ka për qëllim promovimin,monitorimin ,avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Ministri. NJDNJ duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ 04/2007 do të ndihmojë në zbatimin e dokumenteve të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës.

Kjo Njësi do të ketë rol të rëndësishëm në proceset e raportimit lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në MKRS. NJDNJ i përgjigjet drejtpërsëdrejti Sekretares Permanente.

Stafi i NJDNJ

Fatmire Sahiti – Koordinatore e Njësisë për të Drejtat e Njeriut ;

e-mail:[email protected]

Nezaqete Rukovci – Zyrtare për Barazi Gjinore dhe Mundësi të Barabarta;

e-mail:[email protected]

Labinot Berisha-Zyrtar për Anti-Trafikim dhe Persona me Aftësi të Kufizuara;

e-mail:[email protected]

Müceyla Mesekran-Zyrtare  për Minoritete dhe Drejtat e Fëmijëve;

e-mail:[email protected]

Aktivitetet e   NJDNJ
Njësia e Drejtave të Njeriut aktivitetin e vet e realizon duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ nr. 04/2007. Në  koordinim  dhe në  mbikëqyrjen e Koordinatores dhe në bashkëpunim me zyrtarët e njësisë bënë promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut;

Përpunon Draft-Strategjinë dhe Planin Akcional të njësisë i cili kyç aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve ,cakton buxhetin e nevojshëm vjetor,përcakton nevojat e përkrahjes së jashtme dhe këshillëdhënëse. Monitoron dhe mbikëqyrë aktivitete në Ministri lidhur me implementimin e standardeve për të drejtat e njeriut të aplikueshme në Kosovë;

Jep propozime dhe komente në lidhje me draftet e të gjitha ligjeve,strategjive,udhëzimeve administrative të miratuara nga ana e Ministrisë lidhur me të Drejtat e Njeriut;merë pjes

në cilësinë e vëzhguesit në të gjitha komisionet në Ministri,bashkëpunon me Ombudspersonin me qëllim të mbikëqyrjes së implementimit të propozimeve të tyre lidhur me respektimin e drejtave të njeriut,këshillon vendimmarrësit në ministri lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut,në bashkëpunim me zyrën e personelit  përcjell të dhënat statistikore lidhur me numrin e të punësuarve për strukturën gjinore,nacionale,si dhe për pozitat udhëheqëse në Ministri. Kryen edhe aktivitete të tjera të cilat hynë në sferën e drejtave të njeriut.

Parimet kryesore në të cilat bazohet puna e Njësisë për të Drejtat e Njeriut

    Univerzaliteti dhe pandashmëria e të drejtave të Njeriut;
    Mos-Diskriminimi;
    Vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet grupeve të brishta;
    Promovimi dhe edukimi për drejtat e njeriut;
    Bashkëpunimi me sektorin jo-qeveritar për përmirësimin dhe avancimin e drejtave të njeriut.


Statistikat  e të punësuarve në MKRS dhe Institucione sipas të dhënave të vitit 2006.

Struktura gjinore në MKRS


       Femra      Meshkuj                  Gjithsejt
   203 (44.00 %)259 (55.93 %)                 462

 

Struktura e minoriteteve në MKRS

SerbBoshnjakTurqMalazezRomGoran  Gjithsejt
14 1117 12 1   47

 

 

 

Pozitat udhëheqëse në MKRS dhe Institucione sipas gjinisë dhe përkatësisë etnike 

    Meshkuj        Femra
Shqiptar    81        17
Serb      2          1
Të tjer      1          1
 Gjithsej:       84          19

KOSOVO IN UNESCO