Kosova bëhet pjesë e Koalicionit Global për Gjithëpërfshirje

22.04.2024

Sot në Ministrinë e Sportit është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Sportit dhe Olimpiadës Speciale të Kosovës, përmes së cilës Kosova bëhet pjesë e platformës “Koalicioni Global për Gjithëpërfshirje”.

Kjo platformë synon të promovojë aktivitetin sportiv si mjet për integrimin e plotë të personave me aftësi të kufizuara intelektuale në shoqëri.

Në kuadër të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri Çeku dhe zëvendësministrja Osmani kanë pritur në takim një delegacion të lëvizjes globale “Olimpiada Speciale Inc. (SOI)” në përbërje të David Evangelista – president regjional i SOI-t për Evropë dhe Euroazi dhe Martha Jo Braycich, zëvendëspresidente për Evropë dhe Euroazi, po ashtu presidenten e Olmpiadës Speciale në Kosovë, Igballe Asllani Potera, drejtoreshën nacionale të OS, Drita Dushi e sportistin tonë, Florent Haziri.

Bashkë diskutuan për hapat e shpejtë që janë bërë nga vendi ynë për tu bërë pjesë e kësaj platforme dhe benefitet që do tu ofrohen sportistëve tanë nga ky anëtarësim.

Prapa