Kosova për herë të parë me program në mbështetje të sportistëve përgjatë karrierës së tyre aktive

02.04.2024

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua programi për performancë të lartë sportive “Super Sportistët”.

Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, në fjalën e saj para kabinetit qeveritar ka theksuar se Programi “Super Sportistët” synon të rris numrin e sportistëve me potencial për medalje në gara ndërkombëtare, numrin e sporteve me të cilat garojmë, si dhe numrin e medaljeve që do t'i fitojmë.

Për ciklin Olimpik 2024-2028, buxheti i programit është 4 milionë euro ndërsa për cilësinë e këtij programi janë angazhuar profesionistë të dëshmuar nga fusha e sportit, në krye me kryemjeshtrin Driton Toni Kuka, Edmond Azemi, ish sportist i dalluar, anëtar, Arsim Maxhera, gazetar sportiv, Kushtrim Krasniqi nga KOK dhe Shkëlqim Sadriu nga MKRS.

“Super Sportistët” ka për qëllim të indentifikoj dhe të përzgjedhë top talentët e Kosovës dhe të ndihmojë në zhvilimin e tyre përmes mbështetjes financiare dhe trajnimit të specializuar. Kjo përfshinë sigurimin e resurseve të nevojshme për trajnimin e tyre, pjesëmarrjen në stërvitje profesionale, përkujdesin dhe zhvillimin shëndetësor, furnizimin me paisje profesionale dhe inovative për zhvillim të potencialit si dhe mbikqyrjen e progresit sportiv dhe mirëqenien e sportistit përgjatë karrierës së tyre profesionale.

Prapa