Karta Evropiane Rinore (EYC)

13.02.2024

Pyetje të shpeshta

  • Çfarë është Karta Evropiane Rinore (EYC)?


Në thelb, Karta Evropiane Rinore (EYC) ju lejon të keni qasje në zbritje dhe mundësi në Kosovë dhe në të gjithë Evropën. Në qytetin tuaj, apo nëse jeni duke udhëtuar ose duke qëndruar në një vend tjetër, EYC ofron një përzgjedhje të gjerë të përftimeve në internet dhe në dyqane. Gjithashtu ju lejon të merrni pjesë në programe dhe ngjarje të dedikuara vetëm për mbajtësit e kartave.

  • Cili është kufizimi i moshës për përdorimin e EYC?


Karta Evropiane Rinore në Kosovë është e disponueshme për të gjithë të rinjtë nga mosha 15 vjeçare deri në moshën 29 vjeçare.

  • Sa kushton?


Karta Evropiane Rinore për të rinjtë e Kosovës është pa pagesë pasi që kostoja e saj mbulohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

  • Ku mund ta marr EYC?



MKRS po zhvillon kioskën digjitale përmes së cilës mund të pajiseni me numrin tuaj EYCA.

  • Cili është numri im EYCA dhe si mund ta përdor?


Numri juaj EYCA, i njohur gjithashtu si numri CCDB, është një kod unik për Kartën tuaj Evropiane Rinore. Ky numër ju lejon të regjistroheni në aplikacionin EYC dhe të përdorni zbritjet. Në shumicën e rasteve, numri EYCA ka 16 numra dhe shkronja (d.m.th. X000-X000-X000-X000).

  • Kur mund të pajisem me EYC?


MKRS planifikon që nga muaji prill i vitit 2024 të filloj pajisjen e çdo të riu në Kosovë me EYC.

  • A do të marr një kartë plastike?


Karta juaj nga kioska digjitale e MKRS do të jetë e disponueshme vetëm përmes aplikacionit EYC në telefon. Kartat plastike nuk janë më të disponueshme për shtetet anëtare të EYCA.

  • Ku mund ta shkarkoj aplikacionin e EYC?


Ju mund ta shkarkoni aplikaconin e EYC në Android apo Apple IOS duke kërkuar ‘European Youth Card’.

  • Ku mund ta shoh listën e plotë të zbritjeve?


Zbritjet për të gjitha Kartat Evropiane Rinore, pavarësisht nga kush lëshohen, janë të disponueshme në faqen e zbritjeve të faqes së internetit të EYCA (https://eyca.org/discounts). Së shpejti faqja do të popullohet me zbritjet në Kosovë.

  • Si mund të përfitoj nga zbritjet në dyqan?


Duhet të tregoni Kartën tuaj Evropiane Rinore në aplikacionin e EYC. Shitësi mund të kërkojë gjithashtu ID-në tuaj për të vërtetuar identitetin tuaj.

  • Si mund të përfitoj nga zbritjet në internet?


Për zbritjet në internet, mund t'ju duhet të vendosni numrin tuaj EYCA (16 shifra), i cili mund të gjendet në Kartën tuaj Evropiane Rinore.

Prapa