Investohen 640 mijë euro për tribunat në stadiumin “Zahir Pajaziti”

24.08.2017

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vendosën gurthemelin për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me kapacitetet prej 3200 ulëse, sipas kategorisë së dytë të UEFA- së, ku do të investohen 640 mijë euro.
Ky është inesvtim i përbashkët i MKRS-së, Komunës së Podujevës dhe FFK-së. MKRS- ja ka hartuar projektin dhe investon vlerën më të madhe të projektit.

Ministrja Dumoshi u shpreh se ndihet e lumtur që së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri, po inaguron inevstimet në këtë stadium.

Ajo po ashtu u shpreh se ky projekt është një vazhdimësi e programit dhe politikave të Qeverisë, si dhe angazhimeve të saj për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Ajo më tej theksoi se MKRS-ja ka investuar edhe më herët në këtë stadium.

Po ashtu, ministrja Dumoshi shprehu mirënjohje për kontributin e sportistëve dhe veçanërisht të Kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, për zhvillimin dhe avancimin e sportit të Kosovës, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO