Tryezë për trashëgiminë shpirtërore

25.07.2017

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Prishtinë, sot 25 Korrik 2017 mban Tryezën e punës me temë: Referime për vlerat e identifikuara dhe të vjela nga terreni, faza e parë e Programit: Mbrojtja, ruajtja, vlerësimi dhe promovimi i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore.

Në këtë tryezë, studentë dhe etnologë do të prezantojnë të dhënat e mbledhura nga terreni gjatë procesit të identifikimit dhe hulumtimit të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore.

Referimet do të fillojnë prej orës 09:30 deri në 15:30 në Hotel “Sirius”- Prishtinë.

Prapa