MKRS-JA INVESTON 985 MIJË EURO NË KOMUNËN E SKENDERAJT

25.04.2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vazhdën e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës kulturore dhe sportive në vend, ka nënshkruar sot dy memorandume bashkëpunimi me Komunën e Skenderajt.

Këto memorandume kanë për qëllim mbështetjen financiare të projektit “Renovimi i Qendrës së Kulturës” në Komunën e Skenderajt, me vlerë 315 mijë euro dhe projektit “Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit”, me vlerë 670 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe nënkryetari Fadil Nura u shprehën se këto projekte do të jenë në të mirë të qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe realizimi i tyre krijon kushte më të mira për aktivitete më të mira dhe të suksesshme në  kulturë dhe sport.

Prapa